fbpx

Arrestohen aktivistët e VV-së: Frashër Krasniqi e Etleva Malushaj

Sipas aktivistit të lëvizjes Vetëvendosje, Adonis Tahiri, në orët e vona të mbrëmjes të së dielës, Policia e Kosovës ka arrestuar anëtarët e këtij subjekti politik kosovar, Frashër Krasniqin e Etleva Malushajn.
Lajmin e ka bërë me dije edhe Adonis Tahiri, aktivist në zyrën për media të Vetëvendosjes.

“Rreth orës 11:30 në mbrëmje, Policia e Kosovës ka ndaluar tre aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje në kufi, përderisa po ktheheshin nga Shqipëria, dy prej të cilëve i ka arrestuar: Frashër Krasniqin dhe Etleva Malushajn”, ka shkruar në Facebook Tahiri.

“Pra, ata nuk u arrestuan duke dalë nga Kosova (të njëjtën ditë), por duke hyrë në Kosovë”, ka shkruar ai dhe ka komentuar se “ arrestimi sigurisht ka ndodh për shkak të pjesëmarrjes së tyre nëpër aksione e protesta të mëhershme”.

Frashër Kransiqi aktualisht është zëdhënës i Lëvizjes Vetëvedosje. /infoglobi