Ballina / KURIOZITETE / Armstrong: Anijet e tyre ishin shumë më të mëdha se tonat
In Fabric
nasa, hena, armstrong

Armstrong: Anijet e tyre ishin shumë më të mëdha se tonat

Të gjithë i njohin fotografitë historike të hapave të parë të Neil Armstrong në hënë, dhe shumë besojnë se ai është njeriu i parë që shkeli në sipërfaqen hënore.

Megjithatë, gjatë një simpoziumi të dokumentuar nga NASA, Armstrong i bëri disa komente të cilat në fakt aludojnë se jo që e kishin vizituar hënën edhe specie të tjera, por se atje kishte shenja të kolonizimit.

Armstrong kishte thënë në një intervistë me një profesor se prezenca e tyre në hënë ishte vërejtur menjëherë nga një racë jashtëtokësore gjatë misionit të Apollo 11.

Qeniet që e okupuan hapësirën ajrore të hënës e bënë të qartë pakënaqësinë e tyre për arritjen e njeriut në sipërfaqen e hënës:

Armstrong: “Ishte e pabesueshme… natyrisht, ne gjithmonë e dinim se ka gjasa… fakti është se, kurrë nuk ishim paralajmëruar”.

Profesori: “Çfarë mendon me “nuk ishim paralajmëruar”?”.

Armstrong: “Nuk mund të shkoj në detaje, përveçse të them që anijet e tyre ishin shumë më superiore se tonat, si në madhësi ashtu edhe në teknologji – Njeri, ishin të mëdha!

Armstrong: “Natyrisht – NASA ishte e zënë në atë kohë dhe nuk mund të rrezikonte që të shkaktohej panik në Tokë…”.

Ka gjithashtu raporte se pas arritjes në hënë, Armstrong pa struktura në sipërfaqe të hënës që iu ngjanin dyqaneve dhe ndërtesave të tjera që dukej qartë se nuk ishin projektuar nga njerëzit.

Besohet se ekzistojnë edhe pamje të këtyre gjetjeve atje, por se ishte marrë vendim në atëkohë që mos të bëheshin publike, për të evituar panikun publik.

 

Check Also

Al Capone

Kujt i’a kishte frikën Al Capone ?

Al Capone kishte një frikë të çuditshme Al Capone është cilësuar si krimineli më i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *