Ballina / KOSOVA / Armë e drogë në veturën e babait të shefit të AKI-së, i dyshuar djali i tij
shpend maxhuni

Armë e drogë në veturën e babait të shefit të AKI-së, i dyshuar djali i tij

Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona.

Koha Ditore shkruan se armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.

Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M., kallëzimi penal nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Që nga pas lufta Shpend Maxhuni është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës.

@Fluidi

Provo po ashtu

lutfi haziri

Lutfi Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se këpucët e Ibrahim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.