Ballina / Biznes / Karrierë / ARKEP: Numrat e Z- mobile i jepen Telekomit të Kosovës
ptk

ARKEP: Numrat e Z- mobile i jepen Telekomit të Kosovës

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka marrë vendim që numrat e operatorit virtual të rrjetit “Dardafon.net”, përkatësisht Z- mobile t’ i kalojnë Telekomit të Kosovës.

“Si rezultat i mosvazhdimit të raportit komercial ndërmjet operatorit të rrjetit të telefonisë ‘Telekomi i Kosovës’ dhe operatorit virtual të rrjetit ‘Dardafon.net’, duke pasur parasysh dispozitat ligjore dhe rregullative aktualisht në fuqi, është marrë vendim që me qëllim të dhënies së mundësisë së përdoruesve fundor për vijimësi të shërbimeve, numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion për nevoja të operatorit virtual “Dardafone.net”, pas kalimit të periudhës tranzitore, t’i kalojë për përdorim operatorit amë rrjetit të telefonisë, përkatësisht Telekomit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ARKEP.

ARKEP ka njoftuar shfrytëzuesit e telefonisë mobile që shërbimi për ata nuk do të ketë ndërprerje në asnjë moment.

Numrat 045 që fillojnë me 5 dhe 6 dhe numrat 046 që fillojnë me 1 i takonin operatorit Z-Mobile.

Telekomi i Kosovës më 30 korrik e pati shpallur të përfunduar kontratën me kompaninë Z-Mobile, e cila në vazhdimësi ishte përcjell me mosmarrëveshje të shumta.

Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile, Vala.

Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës.

Operatori Vala që funksionon në kuadër të Telekomit, ka më shumë se 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.

Provo po ashtu

Turqia suspendon operacionet në Sirinë veriore

Turqia ka pranuar të suspendojë operacionin në Sirinë veriore, ka thënë zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.