Ballina / Kulturë / Arkeologët kanë zbërthyer shkrimet 3200 vjeçare

Arkeologët kanë zbërthyer shkrimet 3200 vjeçare

Një ekip arkeologësh zviceranë dhe holandezë të cilët deshifruan mbishkrimin në një pllakë guri prej 3,200 vjetësh, pohojnë se kanë zgjidhur “një nga misteret më të mëdha arkeologjike të Mesdheut”.

Një pllakë gëlqerore prej 29 metrash, e gjetur në vitin 1878 në territorin e Turqisë së sotme, mbart mbishkrimin më të gjatë hieroglifik në botë nga Epoka e Bronzit.

Kjo është një shenjë në gjuhën luviane që u dha shkencëtarëve një pasqyrë në kauzën e prishjes së qytetërimeve të fuqishme dhe të përparuara në atë kohë. Vetëm një numër i vogël dijetarësh në mbarë botën, mund të lexojnë gjuhën e lashtë luviane.

Aty përmendet edhe pushtimi i një flote të bashkuar të mbretërive nga Azia e Vogël Perëndimore, e cila u krye në qytetet e bregut lindor të Mesdheut.

Kjo “konfederatë detare e plaçkitjes” ka të ngjarë të jetë shkaku i rënies së kombeve të Epokës së Bronzit.

Studiuesit besojnë se mbishkrimi u bë në vitin 1190 para Krishtit  me urdhër të Kupant Kurunta, mbreti i një shteti të epokës së vonë të Bronzit të njohur si Mira.

Në  aleancë me shtetet e tjera Anatoliane ai pushtoi Egjiptin e lashtë dhe shtetet e tjera në rajonin e Mesdheut, gjatë dhe në fund të Epokës së Bronzit.

Shkencëtarët kanë supozuar më parë se pushtuesit ishin ata që çuan në rrëzimin e qytetërimeve dominuese në atë periudhë, por identiteti i uzurpatorëve nuk u zbulua kurrë.

Arkeologët i quajtën pushtuesit “detarë trojanë”.

Check Also

Alfred Peza

Peza shpalos detaje reale nga jeta e Ahmet Zogut dhe të dashurës së tij

Gazetari Alfred Peza, rikthehet në vëmendjen e publikut shqiptar, kësaj here për të promovuar librin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *