Ballina / KOSOVA / Arifi: Paga minimale të bëhet 250 euro
In Fabric
Haxhi Arifi

Arifi: Paga minimale të bëhet 250 euro

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, tha se në Kosovë duhet të rritet paga minimale, pasi që ajo që tani është shumë e ulët.

“Ne në vitin 2011 jemi pas dakorduar për pagën minimale. Ajo pagë është caktuar përmes katër shtyllave, që ajo pagë të jetë 220 euro. Por kërkesa jonë hasur në vesh të shurdhër”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, ka pasur diskriminim të caktimi të pagës minimale, pasi që ka pasur kategorizim tek mosha. “Ne u dakorduar me qeverinë, por më vonë qeveria vendosi siç deshi vet. Ne si Këshill Ekonomiko-Social, jemi të mendimi të kjo pagë të ngritet”, tha ai.

Sipas tij kjo pagë duhet të rritet në bazë të pagës mesatare në Kosovë. “Ne jemi në diskutim edhe me bizneset dhe Odën Ekonomike të Kosovës. Pra OEK ka kërkuar që të jetë paga 60 për qind e pagës në Kosovë. Pra të jetë 220 deri në 230, por ne kemi kërkuar të jetë 250” euro”, tha ai.

Check Also

Rasti Medikus: Dy pacientëve u mungon veshka

Mjekja ligjore Carmen Barbu tha në gjykimin e Lutfi Dervishit se dy dëshmitarëve të mbrojtur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *