Ballina / BOTA / Argjentinë, dëgjohen tinguj nga nëndetësja e zhdukur
nendetesja_infoglobi

Argjentinë, dëgjohen tinguj nga nëndetësja e zhdukur

Argjentinasit gati kishin humbur çdo shpresë, por papritmas kanë dëgjuar tinguj nga detit të cilët mund të kishin ardhur nga nëndetësja fatkeqe.

Dy anije argjentinase të cilat po marrin pjesë në kërkim të nëndetëses së zhdukur ARA San Juan kanë shënuar tinguj në zonën në të cilën të mërkurën kishte humbur nëndetësja me 44 anëtarë të ekuipazhit, ka thënë zëdhënësi i marinës argjentinase.

Tingujt, analiza e të cilëve mund të zgjasë disa orë, janë shënuar 360 kilometra larg bregut të Argjentinës në thellësi mesatare prej 200 metrave.

“E gjithë kjo përputhet me zonën nëpër të cilën është dashur që nëndetësja të kthehet në bazë”, ka thënë në konferencë për shtyp në Buenos Aires zëdhënësi i marinës Enrique Balbi.

Marina më herët, të hënën ka publikuar se thirrjet satelitore janë kapur gjatë fundjavës por megjithatë nuk kishin arritur deri te nëndetësja.

Para se të zhduket, të mërkurën e kaluar në Atlantikun jugor, nëndetësja ushtarake argjentinase kishte lajmëruar prishje dhe ishte nisur për në bazë.

 

Check Also

NATO përgatit ‘hapësirën ushtarake të Shengenit’

Në kuadër të armatimit të NATO-s përballë Rusisë, Bundeswehri do të ndërtojë një Komandë Qendrore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *