film

Arctic Monkeys – fituesit e Brit Awards

Brit Awards të këtij viti u mbajtën në Arenën O2 të Londrës, dhe për herë të parë tifozët nga e gjithë bota mundën të përcjellin  drejtpërdrejt online ceremoninë .

Arctic Monkeys ishin fituesit e mëdhenj të kësaj nate, duke fituar Albumin e Vitit dhe Grupin Britanik. Ata e hapën ceremoninë me një performancë të zjarrtë të këngës së tyre ‘R U Mine?’.

67 vjeçari David Bowie mori çmimin Solo Artisti Mashkull, duke u bërë personi më i vjetër që ka pranuar një Brit Award. Ai e dërgoi supermodelen Kate Moss për ta pranuar çmimin në emër të tij.

Artistja nga Zelanda e Re, Lorde, fitoi çmimin Artistja Ndërkombëtare Femër, që njëkohësisht është çmimi i saj i parë nga kjo ceremoni.

Ellie Goulding mori Artisten Britanike Femër, Daft Punk fituan Grupin Ndërkombëtar, ndërsa Bruno Mars u bë Artisti Ndërkombëtar Mashkull.

Performanca të tjera nga kjo natë ishin debutimi drejtpërdrejt i ‘XO’ të Beyonce-s, Bruno Mars, Ellie Goulding, Bastille, One Direction, Lorde dhe mbyllja e natës nga Pharrell dhe Nile Rodgers me ‘Get Lucky’ dhe ‘Happy’. /infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.