Ballina / Kulturë / Archeology: TAP-i ecën pothuajse paralel me rrugën Egnatia
arecheology_shqipëria

Archeology: TAP-i ecën pothuajse paralel me rrugën Egnatia

Revista ”Archaeology”, botim i Institutit amerikan të Arkeologjisë, i ka kushtuar një shkrim të gjatë zbulimeve arkeologjike në Shqipëri mundësuar edhe nga ndërtimit i gazsjellësit TAP, që po shfrytëzohet nga arkeologët si një mundësi për zbulime dhe për të paraqitur historinë e vendit që nga koha e Neolitit deri në ditët tona.

”Arkeologët, të financuar nga Trans Adriatic Pipeline (TAP) kanë gërmuar dhe kanë studiuar një vendbanim antik pranë Peshtanit, nga ku do të kalonte gjurma e gazsjellësit. Por, gjurma e tubacioneve të gazsjellësit u devijua pikërisht për të shmangur vendbanimin 1400-vjeçar”, thuhet në shkrimin e gazetarit Matthew Brunwasser.

”Në Shqipërinë moderne, përzierja e kulturave historike është kaq e theksuar sa duket sikur ato do të përplasen me njëra-tjetrën… Vlen të përmendet Via Egnatia, që për herë të parë u kalua nga ushtarët romakë, rreth vitit 200 para Krishtit. Kjo rrugë u modernizua për shekuj me radhë dhe u bë rruga lidhëse mes Konstandinopojës dhe Adriatikut”, thekson ai.

Në këtë shkrim theksohet gjithashtu se TAP-i ecën pothuajse paralel me rrugën Egnatia, arteria kryesore antike mes Lindjes dhe Perëndimit.

Një nga zbulimet më interesante të bëra deri tani është vendbanimi i Turanit, varrezat e të cilit datojnë që prej 2 000 vitesh.

Shqipëria është një vend që po zhvillohet me shpejtësi. Ajo tërhoqi 4,7 milionë turistë në vitin 2016 ose 15 për qind më shumë se në vitin 2015.

”Ndërsa pjesa më e madhe e turistëve vijnë për plazhet e virgjëra dhe të lira, për ngjitje në male dhe ekoturizëm, edhe numri i vizitorëve në zonat arkeologjike ka ardhur duke u rritur”, shkruan Brunwasser.

Provo po ashtu

Angela Merkel, Ursula Von der Leyen, Annegret Kramp-Karrenbauer

Epoka e grave gjermane

Tripel women: Angela Merkel 65, Ursula Von der Leyen 60, Annegret Kramp-Karrenbauer 56 Kancelarja gjermane Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.