Ballina / Kulturë / Arbëreshët kërkojnë të anëtarësohen në UNESCO

Arbëreshët kërkojnë të anëtarësohen në UNESCO

Arbëreshët gjithë jetën e tyre kanë njohur dy atdhe, por mbi çdo gjë qëndron dashuria për Shqipërinë ndaj dhe janë treguar shumë “fanatik” në ruajtjen e vlerave kulturore dhe shpirtërore të tyre.

Shumë prej nesh i njohin ata si shqiptarët e Italisë së jugut, të cilët kanë ditur shumë mirë të transmetojnë identitetin kulturor tek brezat e rinj dhe të mbajnë gjallë aq shumë elemente përbërës, të cilët është shumë e vështirë t’i gjesh në një kulturë tjetër.

Së fundmi arbëreshët kanë kërkuar që vlerat e tyre jo materiale ta bëhen pjesë e UNESCO-s dhe si rrjedhim për këtë proces kërkojnë dhe ndihmën e Shqipërisë.

“Kërkojmë mbështetje si komunitet arbëresh, si një komunitet që i përket kulturës kombëtare shqiptare, një mbështetje politike për të mbrojtur propozimin tonë që ky komunitet të njihet nga UNESCO, si një vlerë jo materiale kulturore botërore”, tha Matteo Mandala, studiues dhe albanolog.

Hartimi i një plani e ka bërë këtë një proces edhe më të lehtë, pasi e ka hartuar vetë komuniteti duke u bazuar gjithmonë tek vlerat jo materiale që përcjellin, shkruan Konica.al

Ky plan përmban brenda tij gjuhën, traditat, trashëgiminë kulturore dhe pasurinë natyrore, “pasuri” kjo e pa krahasuar me asnjë minoritet tjetër në Evropë.

“Deri më sot kemi punuar për të hartuar një platformë, një masterplan që e kemi gati dhe do ta shpallim zyrtarisht. Mbi këtë masterplan do t’i kërkojmë edhe ndihmën qeverive shqiptare dhe kosovare”, vazhdoi më tej Matteo Mandala.

Trashëgimia e pasur është në dokumente që ende nuk janë zbuluar, ndaj kjo thirrje për bashkëpunim u bë në një konferencë me temë “Identiteti shqiptar, sot në këndvështrimin global. Modeli i arbrit italian”. Dhe arbëreshët janë shpresëplotë në kërkesën e tyre.

Check Also

e-estonia

Estonia , shteti i parë tërësisht dixhital, dixhitalizon edhe ambasadat

Estonia do të jetë i pari vend në botë, në gjendje të funksionojë edhe pa …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *