Ballina / KOSOVA / Arbër Vllahiu kandidat i AAK-së për të parin e Prishtinës
Arbër Vllahiu (majtas)
Arbër Vllahiu (majtas)

Arbër Vllahiu kandidat i AAK-së për të parin e Prishtinës

Lideri i Aleancër për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ,  Ramush Haradinaj ka zyrtarizuar kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar të Komunës së Prishtinës. Ai është ish gazetari Arbër Vllahiu.

“Arbër Vllahiu unfikon vlera të një udhëheqësi dhe besoj se çdo qytetar i Prishtinës tek ai do ta gjente kryetarin e vet”, është shprehur Haradinaj.

Ndërkaq, Arbër Vllahiu e ka falënderuar Haradinajn për besimin e dhënë, derisa ka shtuar se me Haradinajn kryeministër do ta ndryshojnë Prishtinën.

Sipas Vllahiut ka ardhur koha që mundësitë e humbura të Prishtinës t’i kthejnë. “Ka ardhur koha që Prishtinën e përbuzur ta kthejmë në kryeqytet me vlerat e saj.”

Check Also

lajmi, infoglobi

Zëdhënësja e Policisë konfirmon: Hapet rast për vjedhje shkronjash të varreve

Të mërkurën në Policinë e Kosovës është hapur një rast i vjedhjes së shkronjave të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *