Ballina / BOTA / Aprovohet terapia revolucionare në luftën kundër kancerit

Aprovohet terapia revolucionare në luftën kundër kancerit

Nga Shtetet e Bashkuara po vjen një lajm i madh për një sëmundje të rëndë të tillë si Limfoma jo-Hodgkin.

Autoritetet përgjegjëse kanë miratuar trajtimin revolucionar, i cili mund të rikonfigurojë limfocitet, qelizat imune të pacientit, duke i transformuar ato në vrasës të kancerit.

Terapia e zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kancerit së bashku me Kite Pharma, mund të aplikohet tek të rriturit me neoplazmë malinje të indeve limfatike.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara do të ketë 3500 pacientë që çdo vit nuk mund të shërohen nga kjo sëmundje nëpërmjet kimioterapisë.

Trajtimi, i quajtur Yescarta, është terapia e dytë e gjeneve, e autorizuar nga autoriteti farmaceutik i SHBA pas Kymriah (që i përket Novartis).

Nëse kjo terapi kushton rreth 475.000 dollarë (por Novartis ka premtuar se do të jetë falas për pacientët që nuk përmirësohen pas një muaji), trajtimi i ri që modifikon limfocitet për të luftuar kancerin ka një kosto më të ulët rreth 370.000 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.