apple

Apple ofron tani thirrje emergjence fshehurazi përmes kësaj mënyre

Apple ka marrë patentën për një proces që i jep mundësinë përdoruesve të telefonojnë në mënyrë të fshehtë numrin e emergjencës, vetëm me gjurmët e gishtave.

Në një patentë të publikuar nga United States Patent and Trademark Office, gjiganti i teknologjisë ka përshkruar një risi që do i jepte mundësi përdoruesve të telefonit shërbimin e emergjencës “kur të mos jetë praktike një metodë konvencionale”.

Gjithashtu mund të telefonohet ky shërbim edhe përmes ekranit të kyçur në pajisjet iOS. Kjo u jep mundësi përdoruesve të kërkojnë ndihmë nëse kur sheh një agresor apo në raste sulmesh, thotë patenta.

Kompania sugjeron teknologjinë e sekuencës së gjurmëve të gishtave apo ushtrimin e presionit për të telefonuar numrin e emergjencës.

Risia, e cila mund të programohet për të anashkaluar fjalëkalimet apo identifikimin e ekraneve, gjithashtu mund të lajmërojë autoritetet për vendndodhjen e personit, dhe automatikisht të regjistrojë video apo audio nga iPhone i tij.

Patentimi shton se teknologjia mund të fshijë ose të fshehë disa të dhëna personale që nuk do të donit të shpërndanit me të tjerët, si numrin e sigurimit social apo adresën e shtëpisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.