Ballina / TEKNOLOGJI / Apple largon nga puna mbi 300 punëtorë
kompania apple

Apple largon nga puna mbi 300 punëtorë

Qindra punëtorë të kompanisë “Apple” në disa vende të Evropës, të cilët ishin punësuar për t’i kontrolluar incizimet e Siri-t për ndonjë gabim të mundshëm, i kanë humbur vendet e punës pasi kompania këtë muaj njoftoi se do ta ndërpresë programin.

Më shumë se 300 punëtorëve nuk u është vazhduar kontrata në Cork, sipas të dhënave të ish-punëtorëve. Besohet se qindra të tjerë janë përjashtuar nga puna në shtete të tjera të Evropës.

Stafi ka qenë në pushim me pagesë nga 2 gushti, pikërisht dita kur Apple njoftoi për ndërprerjen e programit. Zyrtarët e saj e arsyetuan këtë veprim me rishikimin e tërësishëm të tij.

Punëtorët e angazhuar përmes firmave të ndryshme kontraktuese u dërguan në shtëpi javën e kaluar dhe atyre u thanë se puna për ta ka mbaruar për shkak të problemeve teknike.

Punëtorët e larguar nga puna janë shprehur të zemëruar për vendimin e paparalajmëruar të kompanisë.

“Apple ka rekrutuar punëtorë përmes kompanive blerëse në Irlandë dhe nuk merr kurrfarë përgjegjësie për këtë proces dhe trajtimin e tyre në punë”, tha një person i larguar nga puna, shkruan “The Guardian”.

Provo po ashtu

puna_infoglobi

‘Voice to voice’: Revolucion në përkthime

Që teknologjia po bën hapa gjiganti, kjo është e dukshme. Por shumë projekte dhe aplikacione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.