Apple lanson iOS 10.2 me shumë tipare të reja

Versioni më i ri i sistemit operativ të Apple, iOS 10.2 tani është lansuar dhe për momentin është i gatshëm për përdorim vetëm në SHBA.

iOS 10.2 sjell risi për iPhone, iPad dhe iPod që shtrihen më gjerë se vetëm tek emotikonet. Ky version i iOS ndër tjerash sjell një platformë të vetme për qasje në shërbimet e transmetimeve.

Aplikacioni i kamerës tani mundëson ruajtjen e mjeteve të fundit të ‘settings’ që t’i përdorni sërish ato ashtu siç i keni aranzhuar më parë.

‘Live Photos’ po ashtu sjell përmirësime duke mundësuar të shkrepni foto të shumta në kohë të njëjtë.

Sa i përket figurave ‘emoji’ Apple ka prezantuar standardin ‘Unicode 9’ që sjell 100 ikona të reja duke përfshirë ushqimin, kafshët, sportet, profesionet dhe fytyrat.

Në iPhone 7 dhe 7 Plus ekzistojnë tri foto të prapavijës, ndërkohë që aplikacioni i mesazheve ka efekte të reja për të shprehur gëzimin dhe dashurinë.

Për të shkarkuar versionin e ri të iOS duhet të shkoni në Settings>General>Software Update.
Aplikacioni Apple TV po ashtu sjell përmirësime që përfshijnë aplikacionin e ri TV, për serialet tuaja të preferuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.