Ballina / TEKNOLOGJI / Apple dhe Samsung do të gjobiten me nga 5 milionë euro, ngadalësuan celularët

Apple dhe Samsung do të gjobiten me nga 5 milionë euro, ngadalësuan celularët

Apple dhe Samsung do të gjobiten me nga 5 milionë euro respektivisht në Itali, për “ngadalësimin me qëllim” të celularëve të tyre.

Një hetim i nisur në janar nga autoriteti i konkurrencës në Itali, zbuloi se disa përditësime të softuerëve të celularëve kishin efekt negativ në performancën e pajisjeve.

Hetimi, që besohet se është i pari i këtij lloji kundër prodhuesve të celularëve, erdhi pas akuzave se përditësimet e sistemit operativ ngadalësuan celularët më të vjetër, duke i shtyrë njerëzit që të blejnë celularë të rinj.

Sipas The Guardian, një deklaratë zyrtare e autoritetit të konkurrencës thotë se kompanitë nuk ofruan informata adekuate rreth ndikimit të sistemit të ri në celularë.

Që të dyja kompanitë u dënuan me 5 milionë euro, por Apple u dënua me 5 milionë euro shtesë, për shkak se nuk iu dha përdoruesve informacione “esenciale” rreth karakteristikave të baterive me litium, duke përfshirë jetëgjatësinë e tyre, si t’i mirëmbajnë ato ose kur duhet t’i zëvendësojnë.

@Fluidi

Provo po ashtu

google

Google, projekti Dragonfly dhe çështja e privatësisë

Google ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, por këtë radhë për arsye …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.