Ballina / TEKNOLOGJI / ‘Apple’ detyrohet t’i paguajë mbi 500 milionë dollarë gjobë një universiteti
apple

‘Apple’ detyrohet t’i paguajë mbi 500 milionë dollarë gjobë një universiteti

Një gjykatë Amerikane urdhëroi Appletë paguajë 506 milion dollar për shkeljen e një patente të Universitetit të Wisconsin duke dyfishuar gjobën e dhënë më parë.

Dyfishimi i gjobës me 272 milion dollar të tjera erdhi pasi Apple vijonte të shkelte patentën e teknologjisë së procesorit.

Universiteti paditi në gjykatë Apple në 2014-ën për shkelje të një patente në procesorët e saj me disa versione të iPhone.

Teknologjia e zhvilluar nga Universiteti i Wisconsin përmirësonte performancën e procesorëve.

Patenta është licencuar në 1998-ën nga profesori i Universitetit Gurindar Sohi dhe tre studentë të tij.

Apple mohoi akuzat duke thënë se ishin të pavlefshme. Kompania kishte kërkuar nga Zyra Amerikane e Patentave të rishikonte vlefshmërinë e saj një kërkesë e cila ishte refuzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.