apostolova

Apostolova: Zhvillimet e fundit kanë shtyer liberalizimin

Pas seancës së Kuvendit të Kosovës , e cila rezultoi me prishjen e koalicionit qeverisës dhe shpërbërjen e qeverisë dhe të kuvendit , ka reaguar edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolov.

Në një prononcim për media, ajo ka thënë se me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës u shty edhe më liberalizimi i vizave i shumëpritur për qytetarët e Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nxori dekretin për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës, pak orë pasi që parlamenti me 78 vota për, 34 kundër dhe tri vota të paanshme, i mori besimin qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa.

Votimi i mocionit ndodhi dje (10 maj 2017). I njejti kaloi falë votave të Partisë Demokratike të Kadri Veselit, e cila votoi për rrëzimin e koalicionit bashkë qeverisës.

Tashmë është bërë edhe shpërbërja e Kuvendit, ndërsa Presidenti Thaçi ka ftuar partitë për të diskutuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Zgjedhjet e parakohshme, duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja e parlamentit./infoglobi

Veseli rrëzon qeverinë e Mustafës, vendi shkon në zgjedhje

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.