Apostolova: Të lihen anash debatet e padobishme, bashkëpunoni

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Natalya Apostolova ka bërë thirrje që të lihen menjëanë  dallimet politike dhe debatet e padobishme për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe rajonal në mënyrë që të krijohet mundësia më e mirë e ndihmës për luftimin e koronavirusit.

“Në rrethana të tilla urgjente është koha të lëmë mënjanë dallimet politike dhe debatet e padobishme. Kosova duhet të forcojë bashkëpunimin ndër-institucional dhe bashkëpunimin rajonal, në mënyrë që të lehtësoj çdo ndihmë të mundshme për të prekurit nga COVID” ka thënë ajo.

Ajo e ka përshëndetë shumë deklaratën e përbashkët të lëshuar nga ministrja Vitia dhe ministri Jevtić më 2 prill 2020 dhe të gjitha përpjekjet tjera të institucioneve të Kosovës që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe ofrimin e mbështetjes për të gjitha komuniteteve.

“Është me rëndësi të madhe që qytetarët, Kosova gjerë, në çdo komunë të marrin informacione të qarta se çfarë shërbime janë në dispozicion të tyre dhe si mund të ndihmohen në parandalimin dhe në rast infeksioni.”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.