Ballina / KOSOVA / Apostolova: Të korruptuarit i duam në burg
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Apostolova: Të korruptuarit i duam në burg

Në vazhdën e takimeve të së martes, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalya Apostolova u takua ndaras me përfaqësues të grupeve parlamentare për të diskutuar si po shkojnë punët me dy kriteret e mbetura që Kosova duhet t’i përmbushë në mënyrë që shtetasve të saj tu liberalizohen vizat.

Ambasadorja Apostolova tha se “BE dëshiron raporte të qarta që demonstrojnë se korrpucioni po merret seriozisht , se rastet e tij janë hetuar e përmbyllur në mënyrë adekuate dhe duke ofruar provat e dënimeve për to”.

” Kjo është në harmoni me prioritetet e Agjendës Evropiane për Reforma” , u ka shpjeguar parlamentarëve njëshja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Diskursi i ndërkombëtarëve në Kosovë lidhur me ate se a janë përmbushur apo jo të gjitha kushtet e kërkuara për liberalizim, kohët e fundit është më direkt dhe nuk lë shumë hapësirë për interpretime individuale. Kjo ndodhë mbase për shkak të spekulimeve të shumta të atyre politikanëve vendorë të cilët tash e dhjetë vjet janë shprehur se “Kosova ka përmbushur kriteret, por është Brukseli ai që po e zvarrit liberalizimin”.

Sipas zonjës Apostolova , BE kurr nuk ka thënë se kriteri i luftës kundër korrupsionit është përmbushur.

“Ne kemi thënë se është bërë punë e mirë, por nuk kemi thënë se ai është përmbushur” ka shpjeguar Apostolova.

Sipas saj BE pret që proceset gjyqësore për luftimin e korrupsionit të përfundojnë me aktgjykime, pra pret që të korruptuarit të përfundojnë aty ku e kanë vendin – në burg.

InfoGlobi ka raportuar me vite se lufta kundër korrupsionit në Kosovë po çalon dhe se toleranca ndaj mosndëshkueshmërisë është e përmasave shqetësuese. Me kriter të luftës kundër korrupsionit nënkuptohet jo vetëm dënimi i gjithë atyre që keqpërdoren paranë publike dhe postet që në shumicën e rasteve i mbajtën falë lidhjeve politike e jo meritologjisë, por me këtë kriter pritet edhe konfiskimi i gjithë pasurisë së krijuar në mënyrë të paligjshme nga zyrtarët shtetërorë.

Luftimi i korrupsionit vjen edhe me depolitizim të bordeve, kështu që nuk duhet habitue me deklaratat e shumta të zyrtarëve evropianë e atyre amerikanë për “pastrimin e bordeve të ndërmarrjeve shoqërore po ashtu”.

Vendit i kanë ngelur edhe dy kritere para se regjimi i vizave të liberalizohet. Kriteri i parë është lufta kundër korrupsionit dhe i dyti është Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi. /infoglobi/v

 

Check Also

hashim thaci

Thaçi: Dialogu me Serbi duhet përmbyllur me njohje dhe ulëse në OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Kanada. Thaçi, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *