Ballina / KOSOVA / Apostolova reagon pas vendimit të Veselit për zyrtarët e PDK’së
natalya apostolova 2018

Apostolova reagon pas vendimit të Veselit për zyrtarët e PDK’së

Dje kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur që të largojë nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Këtë nismë të Veselit e kanë mirëpritur nga Zyra e BE-së në Prishtinë, duke thënë se shpresojnë që ky shembull të ndiqet edhe nga e gjithë klasa politike në vend.

“ E mirëpres vendimin e lidershipit të PDK’së për të larguar nga postet publike të gjithë anëtarët e partisë që janë të akuzuar. Presim që ky standard të aplikohet në gjithë spektrin politik, nga të gjitha partitë”, ka shkruar shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova.

Vendimin për largimin nga partia dhe institucionet e të gjithë zyrtarëve që kanë aktakuza, Veseli e ka marrë dje, pasi që në konventën e partisë së tij kishte thënë se “do të çlirojë Kosovën nga korrupsioni, siç e kishte çliruar nga Serbia”.

Nga ky vendim i tij, kanë filluar ofrimet e dorëheqjeve nga zyrtarët e PDK’së. Sot dorëheqjen tek Haradinaj e  ka ofruar ministri Besim Beqaj, ndërsa dorëheqjen e kan ofruar edhe këshilltari i Veselit, Njiazi Kryeziu, dhe anëtari i Këshillit Drejtues të PDK’së, Agim Çeku.

I welcome decision of #PDK leadership to remove from public posts indicted party members. Looking forward to seeing this standard applied across the political spectrum and by all parties in #Kosovopic.twitter.com/2EtyIn3lBX— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) June 20, 2019

Provo po ashtu

veseli e pelosi

Takohen Veseli e Pelosi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.