Ballina / KOSOVA / Apostolova: Politika të heqë dorë nga emërimi i drejtorëve të shkollave
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Apostolova: Politika të heqë dorë nga emërimi i drejtorëve të shkollave

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është shprehur e shqetësuar për gjendjen e arsimit, që pasoi edhe me një grevë të organizuar nga SBASHK-u.

“Nuk duhet të ketë ndërhyrje politike, mësimdhënësit duhet të jenë të kualifikuar. Në këtë formë nxënësit nuk mund të dinë të lexojnë dhe të shkruajnë ashtu sikurse ka dalë në testin PISA e dhimbshme, por realitet i vërtetë”, ka thënë Apostolova në publikimin e raportit “Zbatimi i Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë”.

Ajo tutje ka shtuar se Kosova ka dështuar disa herë t’i bindë zyrtarët e BE-së në lidhje me progresin në arsim.

“Jam e zhgënjyer nga prezantimi i mëparshëm në lidhje më moszbatimin e këtij plani. Kosova do të jetë një ditë në Evropë, por Kosova ka dështuar disa herë ta dëshmojë këtë gjë në aspektin e arsimit”, ka shtuar ajo.

Apostolova ka përmendur edhe grevat e arsimit të cilat po mbahen në Kosovë dhe sipas saj duhet reformë dhe kategorizim të pagave në mënyrë që mos të ndodhin gjëra të tilla.

“Duhet reformë në administratën publike dhe në kategorizimin e pagave vetëm kështu mund të kemi progres e jo duke u çuar çdo organizatë dhe të kërkojë paga, në çfarë kriteri e kërkojnë këtë. Reformat në arsim nuk janë të shpejta ato japin rezultat vetëm pas kalimit të një gjenerate”, ka përfunduar ajo.

@Fluidi

Provo po ashtu

sokol dobruna

Sokol Dobruna ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, ka folur rreth themelimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.