Ballina / KOSOVA / Apostolova apelon për respektimin e procesit zgjedhor në veri
natalya apostolova 2018

Apostolova apelon për respektimin e procesit zgjedhor në veri

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Natalya Apostolova ka lëshuar sot një deklaratë për media në lidhje me zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.

Në deklaratë thuhet se zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme që ofrojnë një përzgjedhje domethënëse të kandidatëve janë themeli i demokracisë.

“BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e Apostolovës.

Bashkimi Evropian sipas Apostolovës  thekson rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vëzhgues të BE-së nga zgjedhjet e kaluara.

“Puna duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjen e fundit të arritur në mes të gjitha partive politike në Kuvend”, thuhet në deklaratën e Natalya Apostolovës.

Provo po ashtu

Së shpejti premiera e filmit “Farmer’s Blues” i Ibër Dearit

Filmi “Farmer’s Blues” i regjisorit Ibër Deari i cili i ka përfunduar xhirimet vitin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.