Aplikacionet më të sigurta për mesazhe dhe biseda sekrete

Me rritjen e teknologjisë dhe aplikacioneve të ndryshme të cilat shërbejnë për komunikim, ruajtja e privatësisë bëhet gjithmonë e me e vështirë. Në ditët e sotme shumë aplikacione të njohura mund të përgjohen lehtësisht dhe është e vështirë të bëhet dallimi mes tyre.

Më poshtë ju njohim me 5 aplikacionet të cilat në krahasim me aplikacionet e tjera konsiderohen si më të sigurt. Vlen të theksojmë se në listë nuk bën pjesë Viber, i cili është mjaft i përdorur.

Whatsapp

Në prill të vitit të kaluar, WhatsApp ka mundësuar enkripitimin e mesazheve në tërësi, në të gjitha platformat. Kjo do të thotë se bisedat nuk mund të lexohen nga të gjithë, por vetëm nga ju dhe personi që ju i keni dërguar mesazh. WhatsApp ofron një kod të sigurisë në mënyrë që ju mund të verifikoni nëse dikush e ka marrë mesazhin tuaj përmes një hakimi.

Signal

Aplikacioni i mesazheve vjen nga Open Whisper Systems që mban vulën e miratimit nga Edëard Snowden, jo më pak. Signal është i lehtë për ta përdorur, dhe njësoj sikurse WhatsApp, bisedat janë të koduara tërësisht.

FrozenChat

Përveç emrit interesant, FrozenChat ofron biseda të koduara përmes OTR (Off the Record).Në këtë aplikacion ju mund ta shlyeni çdo bisedë nga çdo gjurmë, në mënyrë që askush të mos ketë mundësi ta dëshmojë se ka biseduar me ju.

ChatSecure

Sikurse FrozenChat, ChatSecure mbështet mesazhet me Off the Record dhe XMPP.

Wickr Me

Ky aplikacion shkon edhe më tej. Ua mundëson përdoruesve që pas një periudhe të caktuar kohore, mesazhet të zhduken nga aplikacioni vetvetiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.