Aplikacionet që ta lehtësojnë jetën!

Keni një jetë shumë të zënë? Punë, shkollë, mbledhjet shoqërore, kohë me familje- shumë  gjëra për ti paketuar në një ditë.

Është teknologjia për të ju shpëtuar. Ndërkohë që nganjëherë humbja e kohës lidhet direkt me teknologjinë, është koha që ti mbani afër ‘telefonat e mençur’ dhe ti përcillni këto aplikacione që në të vërtetë do ju lehtësojnë jetën tuaj.

  1. Calm- është aplikacioni që do ju tregoj se kur keni punuar mjaft dhe kur është koha të qetësoheni.
  2. 30/30- është aplikacioni i cili do ju lejoj të mendoni për 30 sekonda në lidhje me një sfidë që dëshironi ta arrini, dhe pas atyre 30 sekonda do ju njoftoj që nuk keni të drejtë të mendoni për atë gjë në 30 minutat e ardhshëm.
  3. Cal – nëse vareni shumë nga telefoni juaj i mençur atëherë sigurisht që kalendari juaj është përplot me data të rëndësishme. Gjeja që do ju lehtësoj ky aplikacioni është funksionet integruese që posedon dhe bën lidhjen me kontaktet e juaja nga rrjetet sociale në të cilat keni llogari.
  4. Solar- Moti nuk është gjithmonë i bukur, mirëpo ky aplikacion do ju mundësoj të keni një të tillë, pasi u tregon motin në çdo kohë me një pamje vizuale.
  5. Instasize – Ky aplikacion është miku më i mirë për përdoruesit e  rrjetit social ‘Instagram’. Përmes tij ju do të keni mundësinë të postoni  foto të çdo formati,pasi ky aplikacion do ju mundësoj të shtoni kornizat e përshtatshme, si dhe ka filtër të shumtë. /infoglobi/v