Ballina / KOSOVA / Apeli: Ukë Rugova do të gjykohet
uke rugova

Apeli: Ukë Rugova do të gjykohet

Pas një kohe te gjatë Gjykata e Apelit të Kosovës ka ndarë mendjen: Ukë Rugova do të gjykohet.

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatit të Ukë Rugovës për ta hedhur poshtë aktakuzën ndaj tij dhe 19 të akuzuarve të tjerë.

Ata dhe 19 të tjerët akuzohen për dhënie të paligjshme të vizave italiane në këmbim të pagesës, transmeton infoGlobi.

“Më 22 gusht 2017, Gjykata e Apelit me anë të një Kolegji të përbërë nga 2 gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas, i ka shqyrtuar ankesat e parashtruara në rastin që ka të bëjë me 20 të pandehur me aktakuza të ndryshme për një numër të veprave si Krim i organizuar (Pjesëmarrje në Grupin kriminal të organizuar), në kundërshtim me Nenin 283, paragrafi 1 i KPK, në lidhje me veprën penale Kontrabandë me emigrantë, në kundërshtim me Nenin 170, paragrafi 1 i KPK dhe veprën penale Kontrabandë me emigrantë (Dokumente udhëtimi të falsifikuara), në kundërshtim me Nenin 170, paragrafi 2 i KPK dhe për një numër të akuzave për Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në kundërshtim me Nenin 374, paragrafi 2 i KPK”, thuhet në njoftimin e Apelit.

“Shtatëmbëdhjetë të pandehur kanë parashtruar ankesa kundër Aktgjykimit të Kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës PKR 305/2016 të datës 27 mars 2017, me anë të cilit ishin refuzuar kërkesat e mbrojtjes për ta hedhur poshtë aktakuzën si dhe kundërshtimet e tyre ndaj provave. Gjykata e Apelit, me anë të aktgjykimit PN 475/2017 të datës 25 shtator 2017, i ka hedhur poshtë këto 17 ankesa. Aktgjykimi i Kryetarit të trupit gjykues u vërtetua”, bën të ditur njoftimi.

Ndaj djalit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Ukës, dhe 19 të dyshuarve të tjerë, vitin e shkuar ishte ngritur aktakuzë për “krim të organizuar” dhe “kontrabandim me emigrantë”. /infoflobi

Check Also

kosova_infoglobi

Kosova merr 71 milionë euro hua nga BERZH

Ministrinë e Financave paralajmëron se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për hua për ndërtimin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *