'Apeli' shqyrtoi ankesën e komandantëve të Llapit

“Grupi i Llapit” sërish në Gjykatë, Apeli së shpejti merr vendim.Kësaj radhe për të shqyrtuar ankesën e tyre për dënimin për krime lufte që para dy viteve u ka dhënë Gjykata Themelore e Prishtinës .

Në Gjykatën e Apelit u mbajt sot seanca e shkallës së dytë për ish eprorët e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit, Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti.

Në këtë seancë, avokatët edhe një herë shtjelluan ankesën dhe kërkuan nga kolegji gjyqësor që të ndryshojë aktgjykimin. Sipas avokatëve, brenda një afati të shkurtër kohor gjykata do të dalë me një vendim në lidhje me ankesën e tyre për vendimin e Shkallës së parë.

Avokati i Latfi Gashit, Mehxhit Syla, pas përfundimit të seancës, tha se tre pikat e mbetura në aktakuzë, nga 14 sa ishin, nuk janë të nevojshme. Sipas tij, ato janë të paqëndrueshme.

“U mundova edhe një herë me i sqarua në fjalën time, dhe ato qëndrojnë si të tilla krejt. Mirëpo ky refren i prokurorisë fatkeqësisht po pranohet edhe nga gjykata dhe është duke vazhduar që trembëdhjetë vite e gjysmë kjo situatë kësisoj. Dhe është evident fakti që sipas një aktakuze të dështuar prej fillimit sot kemi një aktakuzë që kanë mbetë tre pika që për mua nuk duhet të ekzistojnë as ato, sepse janë të paqëndrueshme edhe ato. Akuza fillestare i ka pas 14 pika”, tha ai.

Syla tha se brenda një afati të shkurtër kohor, gjykata do të nxjerrë vendimin, dhe se mbrojtja pastaj do të shfrytëzoj të drejtën për ankesë.

Mexhit Syla: Brenda një kohe të shkurtë vendimieventualisht ne e shfrytëzojmë të drejtën nëse jemi të pakënaqur me një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë. Ky është vendimi përfundimtar sa i përket kësaj procedure”, tha ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Latif Gashi, ishte arrestuar nën akuzat për “krime lufte në zonën e Llapit” trembëdhjetë vite më parë. Në qershor të vitit 2013, me vendim të shkallës së parë, Gashi u dënua më gjashtë vjet burgim, Rrustem Mustafa me katër vjet dhe Nazif Mehmeti me tre vjet burgim.

E sot Gjykata e apelit e shqyrtoi ankesën e këtyre tre të dënuarve, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore, të nxjerrë me 7 qershor të vitit 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.