Ballina / BOTA / AP: Fuqitë perëndimore nxisin Kosovën ta formojë qeverinë
In Fabric

AP: Fuqitë perëndimore nxisin Kosovën ta formojë qeverinë

Duke iu referuar agjencisë së lajmeve AP, gazeta e përditshme amerikane , Washington Post, ka shkruar sot për kërkesën që vendet e Quntit i kanë bërë kastës politike në Kosovë që sa më shpjet ta formojnë qeverinë e re, njofton Klan Kosova.

“Fuqitë perëndimore kanë nxitur deputetët e zgjedhur të Kosovës që ta formojnë qeverinë tash kur ka kaluar një muaj pas zgjedhjeve”, shkruan The Post.

Gazeta i referohet letrës së ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, në të cilën thuhet se deputetët e rinj “janë përgjegjës për formimin e qeverisë së re”

Duke iu referuar mediave kosovare Washington Post shkruan se presidentit me gjasë do ta thërrasë seancën e parë javën që vjen dhe pastaj do ta mandatojë kryeministrin.

Check Also

Remitencat për tre muaj arritën në 163.4 milionë euro

Remitencat e pranuara në Kosovë, paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *