Ballina / KOSOVA / Anulohet konferenca rajonale, delegacioni i Serbisë nuk ulet me delegacionin e Kosovës! Ja pse
fatmir matoshi minister i mjedisit te kosoves

Anulohet konferenca rajonale, delegacioni i Serbisë nuk ulet me delegacionin e Kosovës! Ja pse

Shtyhet Konferenca mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor, për shkak të një incidenti mes delegacionit nga Serbia dhe atij nga Kosova.

Konferenca është shtyrë për shkak se delegacioni serb nuk kanë pranuar të ulen në të njëjtën tryezë me homologë nga Kosova.

Konferenca Ministeriale për Rajonin dhe Ballkanin Perëndimor, me titull “Aksioni Rajonal mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor”, është dashur të mbahet sot nga ora 10:00 në Tiranë, me pjesëmarrje të ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, dhe homologëve të tij apo përgjegjësve të lartë pë ßshtje të mjedisit nga Kosova , Serbia e Mali  dhe nga komuniteti i donatorëve.

Mësohet se delegacioni serb nuk ka pranuar të rrijë bashkë me delegacionin kosovar, të dy të ftuar si pjesë e kësaj konference të rëndësishme. Kosova nuk ka pranuar të përfaqësohet nën logon UNMIK, me pretendimin se është shtet i pavarur. Nga ana tjetër delegacioni serb nuk e ka pranuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Konference, e për këtë arsye janë larguar, duke mos dashur lejimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në OKB. Në një prononcim për media Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fatmir Matoshi, u shpreh se askush nuk duhet të ëndërrojë që ta përjashtojë Kosovën.

Ndërsa ministri shqiptar i Mjedisit Blendi Klosi, u shpreh: “Ne kishim një dakordësi më herët me OKB-në dhe me Serbinë, po ata nuk ishin dakord që Kosova të kishte të drejtë vote, dhe për këtë ne jemi këtu. Kosova kishte statusin e të ftuarit special”.

Provo po ashtu

veseli e pelosi

Takohen Veseli e Pelosi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.