Ballina / BOTA / Anulohen mbi 100 fluturime për shkak të grevës në aeroportin në Bruksel
belgjike aeroporti

Anulohen mbi 100 fluturime për shkak të grevës në aeroportin në Bruksel

Greva që po vazhdon nga punëtorët në aeroportin e Brukselit, ka bërë që mijëra njerëz të mos mund të udhëtojnë të shtunën nga ky aeroport, ka thënë zëdhënësi i këtij aeroporti, duke njoftuar se 110 fluturime janë anuluar.

Agjencia e lajmeve Belga ka thënë se gjatë ditës mund të anulohen edhe fluturime të tjera.

Të premten, rreth 130 fluturime u anuluan për shkak të grevës së punëtorëve që përkujdesen për bagazhet e udhëtarëve.

Greva e punëtorëve të kompanisë Aviapartner ka nisur të enjten dhe është thënë se do të zgjasë deri të dielën.

Të shtunën rreth 70 mijë persona janë parashikuar që të përdorin aeroportin e Brukselit ndërsa të dielën 74 mijë.

Provo po ashtu

Talibanët e gatshëm për rifillimin e bisedimeve të paqes me SHBA-në

Grupi militant taliban i ka thënë BBC-së se “dyert e tyre janë të hapura” nëse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.