Ballina / KOSOVA / Anton Berisha (nuk) përgjigjet në shumë pyetje të deputetëve
ptk

Anton Berisha (nuk) përgjigjet në shumë pyetje të deputetëve

Licencimi i Dardafonit dhe operatorit të dytë mobil nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit, ka qenë shkaku i marrjes në pyetje të ish-kryetarit të Bordit të ART-së, Anton Berisha nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për Postë Telekomin e Kosovës.

Por seanca e Komisionit kaloi me tensione. Berisha ka reaguar se anëtarët e Komisionit po i bëjnë pyetje që nuk janë objekt hetimor dhe i përkujtoi ata se në seancë është dtuar që të dëshmojë për marrëveshjen, e jo për çështje tjera.

“Është një kohë e gjatë dhe natyrisht unë jam e vetëdijshme se ndoshta nuk i keni dokumentet dhe nuk i keni të gjitha informatat për shkak të korrektësisë lidhur me kohën kur ju keni shërbyer si udhëheqës i ART-së, pra fjala është për operatorin e dytë të cilin pyeti edhe deputeti Ymeri”, ka thënë Blerta Deliu, anëtarët e komisionit nga radhët e PDK-së.

“A bënë një ndërhyrje, a është kjo temë, a keni të drejtë të dilni jashtë temës për çka jam ftuar”, ka reaguar Berisha.

“Nuk është jashtë temës, ne jemi duke hetuar gjendjen në Telekom në përgjithësi dhe është e ndërlidhur me atë”, i është përgjigjur Berishës Visar Ymeri, kryetar i Komisionit Hetimor parlamentar për PTK dhe Telekom .

“Jo nuk mund të jetë, nëse unë kam ftesën për Z-mobile dhe Telekom, ju nuk mund të më pyetni për asnjë temë që ka të bëjë me raportet që unë i kam dorëzuar… Unë nuk mundem 50 vjet sa strukturë e re parlamentare të vjen me ia përsëritë ngjarjen që ka ndodhur para dhjetë vjetëve”, ia ktheu Ymerit Berisha.

“Ne nuk e kemi vetëm Z-mobile duke hetuar, ne jemi duke hetuar gjendjen në Telekom, tha Ymeri.
“Nuk mund të hetonidiçka që është hetuar”, replikoi Berisha.

Deliu i kujtoi Berishës se Vodafon ishte tërhequr për investime në Kosovë për shkak të parregullsive dhe mungesës së transparencës nga ART-së në atë kohë.

“Ka akuza lidhur me procesin që është zhvilluar në Kosovë, sipas Vodafonit, ka pasur një mungesë të plotë të transparencës. Andaj, ne kemi objekt trajtimi këtë kompani dhe mendoj që është me interes për opinionin të ketë informacione lidhur me këtë çështje”, ka theksuar deputetja Deliu.

“Të gjitha I keni në raport, por meqenëse po dëshironi me shndërrua në debat politik, këtu jam. Asnjë raport I Brukselit nuk ka konstatuar që procesi ka qenë jo transparent”, tha Berisha.

Kryetari i Komisionit, Visar Ymeri i kërkoi shpjegime për 16 milionë euro, që sipas tij kurrë nuk ishin ekzekutuar si garanci bankare, e operatorit të parë fitues. Berisha tha se nuk ka informata të sakta për këte çështje.

“Vullneti im personalisht ka qenë hapja e tregut jo përcaktimi i fituesit. Pra hapja e tregut dhe investimet. Të gjitha këto kanë ndodhur dhe të gjithë kritikuesit që kanë bërë kritika poshtë e lartë pastaj kanë bashkëpunuar me këto kompani, kanë përfituar. Meqenëse po e personalizoni, unë nuk kam asnjë raport as me PTK-në, as me Z-mobile, as me IPKO. As një një njeri të familjes nuk e kam të punësuar, as vet s’jam punësuar dhe nuk kam pasur asnjë raport. Ajo për Vodafon është përrallë, ata kurrë s’kanë aplikuar”, ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje Berisha.

Anëtari i komisionit nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, konsideroi se kjo licenca për Dardafon-in ka qenë kurdisje për kontratën e Z -Mobile me PTK-në. Berisha pranoi se e ka pajisur me licencë Dardafon-in, por jo për të dëmtuar interesin e përgjithshëm. /infoglobi/

Provo po ashtu

Mediat serbe pretendojnë se e kanë zbuluar planin amerikan e gjerman për ta fituar njohjen për Kosovën

Donald Trump pretendohet se i ka ofruar miliarda dollarë, aeroplan luftarak e garanci për anëtarësim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.