fbpx

'Anti-Mafia' rrit efikasitetin në konfiskimin e pasurisë

Vetëm në vitin 2014 janë sekuestruar 31 milionë euro, ndërsa 500 deri 1 milion euro janë konfiskuar.

Kjo u bë e ditur në një tryezë të organizuar nga Lëvizja Fol me temën “Konfiskimi i pasurisë në Kosovë – puna njëvjeçare e institucioneve”.

Institucionet e Kosovës vlerësojnë se është shënuar progres  i madh në aspektin e konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale, ndonëse ende mbetet  për përmirësim.

Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë tha se Kosova ka një bazë legale për konfiskimin e pasurisë dhe se ligji aktual për konfiskim e zëvendëson në një formë ligjin anti-mafia.

Ministria e Drejtësisë do të amandamentoj Ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale në mënyrë që barra e provës të bie mbi zyrtarët e lartë publik.

Gjithashtu Ministri Kuçi tha se është duke u krijuar një Fond për kompensimin e viktimave të krimit.

Shifra e sekuestrimeve gjatë vitit të kaluar ka shënuar rritje të dukshme në krahasim me vitet tjera. Janë sekuestruar pasuri deri në 31 milion euro ndërsa janë konfiskuar pasuri në vlerë prej rreth 1 milion euro, tha Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike Shqipdon Fazliu.

Fazliu shtoi se nevojitet kohë për të prodhuar rezultate konkrete në konfiskimin e pasurisë. z. Fazliu tha se kemi nevojë urgjente të kemi ligjin anti-mafia, ku konfiskimi do të bëhej pa pas nevojë të pritet për aktakuzë.

Kurse Ariana Qosaj-Mustafa nga KIPRED tha se përveç bazës ligjore që do të duhej të përmirësohej, të dyfishohen fondet për Prokurorinë Speciale, gjithashtu sipas saj do të ishte mirë që ti shfuqizojmë disa organe të panevojshme dhe ti jepet pavarësi dhe përgjegjësi me e madhe KGJK-së dhe KPK-së, tha ajo.

Lëvizja FOL me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka mbajtur konferencën me temën Konfiskimi i pasurisë në Kosovë – puna një vjeçare e institucioneve.
të pasurisë dhe sa është baza ligjore e plotë për prodhim të rezultateve në praktikë. /infoglobi/