Ballina / KOSOVA / Annegrat Kramp – Karrenbauer vizitoi Prishtinën

Annegrat Kramp – Karrenbauer vizitoi Prishtinën

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, e cila drejton partinë CDU, Annegrat Kramp – Karrenbauer ka qëndruar dje në Prishtinë për vizitë.  

KFOR ka njoftuar në Tëitter se në selinë në Prishtinë, komandanti i forcve të NATO’s në Kosovë e ka pritur pasardhsën e kancelares Angela Merkel në CDU, e cila poashtu mban pozitën e ministres së mbrotjes.

“Komandati i KFOR’it ka mirëpritur sot ministren gjermane të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrebauer në selinë në Prishtinë. Gjeneralmajor Michele Risis shprehu falënderimin e tij për kontributin e Gjermanisë në KFOR, në përkrahje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.

Zyra e krerëve institucionalë nuk kanë njoftuar nëse Kramp-Karrenbauer do të zhvillojë takime me ndonjërin prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.