fbpx
deti,korea veriore

Anijet luftarake amerikane afër Koresë Veriore! Çka do të thotë kjo ?

Për herë të parë pas 30 viteve, tri aeroplanmbajtëse amerikane janë duke lundruar në formacionin luftarak në Paqësor.

Formacionin luftarak që e përbëjnë tri aeroplanmbajtëset “USS Ronald Reagan”, “Theodore Roosvelt” dhe “USS Nimitz”, së bashku me dhjetëra luftanije, janë duke marrë pjesë në ushtrimin e marinës amerikane që do të zgjasë katër ditë.

Në këto ushtrime janë duke marrë pjesë edhe Ushtria japoneze me dy helikopterëmbajtës dhe dy anije luftarake.

“Tri aeroplanmbajtëse që aktualisht janë duke lundruar në detin japonez, janë duke transportuar mbi 200 aeroplanë luftarakë. Shumë vende nuk i posedojnë në total kaq shumë aeroplanë”, raporton BBC.

Duke marrë parasysh që ushtrimet janë duke u zhvilluar në afërsi të gadishullit korean, të njëjtën kohë presidenti amerikan është në turneun e tij në Azi.

Mund të konstatohet se këto ushtrime kanë për qëllim t’ia tregojnë muskujt Koresë së Veriut e cila vazhdimisht po kërcënon me sulme bërthamore Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.