Ballina / BOTA / Anija misterioze ndalohet të hyjë në porte, por nuk dihet çka po ndodhë me te
anija misterioze

Anija misterioze ndalohet të hyjë në porte, por nuk dihet çka po ndodhë me te

Anija transportuese e Koresë Verore “Hao Fan 6” prej 10 tetori e ka të ndaluar të hyjë në cilëndo portë në botë. Më pas u zhduk.

“Hao Fan 6” ishte një nga katër anije të cilat ishin përfshirë me sanksione të KB. Njërën nga ta i kishin zënën autoritetet e Egjiptit në vitin 2016, derisa kontrabandonte mijëra granata nga Koreja Veriore. Autoritetet e Panamës e kishin ndal anijen tjetër në vitin 2013, në të cilën ishin gjetur aeroplanët MIG, sistemet kundërajrore dhe eksploziv, të fshehur nën sheqer, transmeton gazetametro.net.

KB kohë më parë kanë miratuar rezolutën me të cilën ndalohet eksporti i thëngjillit dhe të xeheve të metaleve, të ardhura kryesore të eksportit të Phenianit. Sekretari i shtetëror amerikan Rex Tillerson e ka përsëritur thirrjen për forcimin e masave, pas provës së fundit të raketës nga ana e Koresë Veriore. Mirëpo, vëzhguesit e pavarur kanë identifikuar 180 anije të cilat kanë lidhje me Korenë Veriore, dhe pason pyetja, sa janë në të vërtetë?

Kur është zhdukur “Hao Fan 6”, më tepër se një muaj nuk u paraqit askund. Ekspertët theksojnë se kjo është dukuri e shpeshtë për anijet e Phenianin, por edhe se transportuesit e bëjnë këtë për t’i shmangur piratët.

Shënimet e mbledhura për “Hao Fan 6” tregojnë se tri herë e ka vizituar Korenë Veriore gjatë vitit 2016, nëpër ruta të cilat shteti zakonisht i përdorë për eksport të thëngjillit. U paraqit në afërsi të Lanshanit, qytet bregdetar kinez me portë dhe terminal për pranimin e thëngjillit, transmeton gazetametro.net.

Më tepër se një muaj pasi u zhduk më 10 tetor, sinjali nga anija “Hao Fan 6” u paraqit në Detin Lindor të Kinës, qindra kilometra larg lokacionit të mëparshëm. Dhe më pas për dy javë u sillë në rreth.

Kjo mund të jetë metoda me të cilën po tentojnë t’i ngatërrojnë hetuesit. Siç kanë thënë për CNN, shumica prej tyre nuk kanë parë deri tani diçka të tillë.

Mirëpo, pasi të gjitha portet janë të mbyllura për të, është e mundur që nuk ka zgjidhje tjetër pos të presë. Sipas shkrimit të gazetës amerikane, ajo ende vozitet në rreth.

 

Check Also

Ish agjenti i CIA-së dyshohet për vrasjen e 20 informatorëve

Një ish-oficer i CIA-s është arrestuar në SHBA, me akuza për mbajtjen e paligjshme të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *