Ballina / KRYESORE / Anglia mundi Kosovën me rezultatin 5:3
kosova e anglia futboll ndeshja 2019

Anglia mundi Kosovën me rezultatin 5:3

Anglia ka fituar përballjen kundër Kosovës, me rezultat 5-3, të martën mbrëma në stadiumin e Southamptonit.

“Tre Luanët” dhe ‘Dardanët’ u ballafaquan në kuadër të Grupit A të vlefshme për Evropianin 2020.

Sfida mes anglezëve dhe Kosovës, ka prodhuar një ndeshje të çmendur me plot raste dhe shtatë gola të shënuara.

Përfaqësuesja e Kosovës furishëm e nisi lojën dhe qysh në minutën e parë përmes Valon Berishës kaluan në epërsi prej 0-1, duke ndezur atmosferën tek rreth 5 mijë tifozëve tonë që ishin në tribunat e stadiumit të Southamptonit.

Pas golit të Berishës, skuadra nikoqire u hodh në sulm, duke marrë kontrollimin e lojës dhe shumë shpejtë duke barazuar shifrat në 1-1 pas gjashtë minutave me golin e Sterling, i cili shënoi me kokë. Për epërsinë e Anglisë shënoi sulmuesi Harry Kane me një goditje precize duke e mposhtur Aro Muric në minutën e 18 të ndeshjes. Mërgim Vojvoda shënoi autogol për rezultatin 3:1, mirëpo kjo nuk ishte e tëra nga Anglia pasi ata arritën të shënon edhe dy gola tjerë me anë të Sanchos për rezultatin përfundimtar të pjesë së parë.

Fraksioni i dytë i lojës, solli lojë shumë të mirë të Kosovës. Kosovarët mjaft mirë e nisen pjesën e dytë, kur Valon Berisha (49’) shënoi golin e tij të dytë personal për të ngushtuar epërsinë e anglezëve në 5-2. Por më kaq nuk u ndal skuadra jonë, sepse Vedat Muriqi (53), realizoi nga pika e bardhë për ta bërë edhe më çmendur këtë ndeshje.

Anglezët kanë mundur të shënojnë edhe golin e gjashtë, por goditjen e Haryy Kane (65’), nga pika e bardhë e priti “gardiani” ynë Aro Muriqi. Krejt në finish të ndeshjes, Celina ka qenë afër golit, por goditja e tij kalon pran portës angleze.

Përfundimisht Anglia mund Kosovën, me rezultat 5-3. “Tre Luanët” ‘blindojnë’ kreun e tabelës në Grupin A me 12 pikë, tri më shumë së Çekia që sonte mundi Malin e Zi, kurse, Kosova renditet e treta më tetë pikë të grumbulluara.

Provo po ashtu

Irani është pezulluar nga gara ndërkombëare në xhudo

Irani është pezulluar nga gara ndërkombëare në xhudo për shkak të bojkotimit të atletëve izraelitë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.