KE, Komisioni Evropian

Anëtaret e Eurozonës mund t’i thejnë rregullat e deficitit

Buxhetet kombëtarë të 6 vendeve anëtare të Eurozonës mund të thyejnë rregullat për deficitin vitin që vjen, paralajmëron Komisioni Europian, duke shtuar se edhe Italia, Franca dhe Belgjika mund të dështojnë të ulin borxhet publike në linjë me kërkesat.

Komisioni ka analizuar projekt-buxhetet për 2018-ën të të gjithë vendeve përveç Greqisë, që është nën programin e shpëtimit, për të kontrolluar nëse supozimet kryesore të tyre janë në linjë me rregullat e BE që caktojnë limitin mbi deficitin publik dhe borxhin.

Sipas komisionit, Gjermania, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Finlanda, Holanda dhe Qirpo janë në përputhje të gjerë me rregullat, të quajtura Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes (SGP).

“Për Belgjikën, Italinë, Austrinë, Portugalinë dhe Slloveninë, planet e buxhetit përmbajnë rrezikun e mospërputhjes me kërkesat nën paktin e Stabilitetit dhe Rritjes”, deklaroi Komisioni, duke shtuar se edhe Franca i përket këtij grupi.

Sipas rregullave, vendet e BE duhet të mbajnë deficitet publike poshtë 3% në raport me PBB dhe borxhin poshtë 60%. Komisioni bëri të ditur se Franca, Belgjika dhe Italia nuk po reduktojnë borxhin me ritmin e kërkuar nga BE, por vuri theksin te Italia, që mban borxhin më të lartë në Eurozonë pas Greqisë.

Në 130% të PBB. Komisioni deklaroi se do të rishikojë përputhjen e Italisë me kërkesat e reduktimit të borxhit në vjeshtën e 2018-ës. Franca, problematike në 10 vite për limitin e deficitit publik, mund të zbresë poshtë 3%-shit këtë vit, por pritet ta thyejë përsëri nivelin në vitin që vjen.

Krahu ekzekutiv i BE dha rekomandim për një qasje neutrale fiskale për 19 vendet e Eurozonës. “Kjo duhet të mbështesë investimet dhe përmirësojë cilësinë e përbërjes së financave publike”, deklaroi Komisioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.