Andaluzia, qyteti ku qiraja është 15 euro, rroga 1200 euro

Ky vend quhet Marinaleda dhe është një qytet i vogël në Andaluzi, në pjesën jugore të Spanjës. Ka një sipërfaqe prej 25 km katrorë dhe rreth 2700 banorë.

Në këtë qytet ta ndërtojnë shtëpinë instancat përkatëse. Aty nuk ka asnjë të papunë dhe rrogat janë 1200 euro. Ka vende plot ku mund të bësh stërvitje pa pagesë dhe ka hapësira për fëmijë apo sport, nuk ka polici dhe interneti është pa pagesë në gjithë qytetin.

Spanjollët kanë shprehur dëshirën për të jetuar dhe për t’u shpërngulur në këtë qytet, sepse përveç të tjerash ai tërheq edhe shumë turistë nga mbarë bota.

Ndërkohë që një pjesë e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët në këtë qytet treguan se mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe e organizojnë vetë jetën. Sipas tyre Harmonia, bashkimi, ndihma e ndërsjellë – janë ato që vlerësohen vërtet në këtë qytet.

Qytetarët këtu kanë hequr dore nga reklamat apo firmat e shumta, me marka të ndryshme e në vend te tyre kanë bërë që rrugëve dhe qendrave tu vendosin emrat e luftëtarëve të njohur që kanë ndikuar në të drejtat e punëtoreve.

Por të gjithë ata që duan të ndërtojnë një shtëpi këtu, të gjitha materialet i kanë falas së bashku me punëtoret qe i ofron bashkia e aq më tepër me sipërfaqet e bollshme për shtëpi me 190 metra katrore.

Familjeve nuk u ngel gjë veçse të paguajnë shumën e vogël prej 15 eurosh në muaj pasi shtëpia nuk mund shitet për përfitime private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.