Ballina / EKOLOGJI / Amstërdami nuk i don më turistët
amsterdami, holanda, turizmi, taksa, netherlands

Amstërdami nuk i don më turistët

Duke filluar nga Janari i 2020-ës vizitorët e huaj do të kenë një kosto të larta

Në përpjekjen e tij më të fundit për të goditur fluksin e jashtëzakonshëm të turistëve, Amsterdami është gati të implementojë një tjetër “barrë” mbi udhëtarët – një lëvizje që pritet ta bëjë atë qytetin europian me taksat më të rënda.

Duke filluar nga Janari i 2020-ës vizitorët e huaj do të kenë një kosto prej 3 eurosh për person, për të qëndruar një natë në hotel, përveç tarifës 7 % të qendrimit në hotel. Edhe ata që do të marrin me qira apartamente e dhoma në AIRBNB do të paguajnë një tarifë të rritur në 10 %, shkruan scan.

Zëdhënësja e kryetarit të bashkisë së Amsterdamit, Vera Al u shpreh për CNN se: “Fakti që numri i turistëve po shtohet dita-ditës është një problem, që ne nuk duam ta zgjidhim duke ndërtuar një mur përreth qytetit. Rritja e taksës nuk është për të ndikuar tek numri i turistëve, por çështje principesh. Ka shumë shpenzime për ta mbajtur qytetin tonë të pastër dhe të sigurtë, si edhe infrastrukturën tonë në një gjendje të mirë.”

Amsterdami po përpiqet të përballet me problemin e mbipopullimit të turistëve edhe në mënyra të tjera, duke vendosur taksa në lëvizjen me kroçiere deri në 8 euro për person.

“Për të kontrolluar fluksin e vizitorëve dhe në mënyrë që të përdorim avantazhet që turizmi sjell, ne duhet të veprojmë tani. Në vend të promovimit të destinacioneve është koha për menaxhimin e destinacioneve.” – njoftoi agjencia e bordit të turizmit në një dokument strategjik, i cili pritet të përballojë sfidat e turizmit në Hollandë midis vitit të tanishëm deri në 2030-ën.

Numri i vizitorëve në Hollandë pritet të rritet me 50 % deri në dekadën e ardhshme, nga 19 deri në 29 milion, parashikon dokumenti, shifra këto të frikshme dhe që pritet të kenë pasojat e veta.

 

Provo po ashtu

Smart Forest City, meksiko, cancun,

Qyteti si një pyll dhe pemët si një fakt urban

Qytete-pyje dhe lëvizje elektrike, qytetet e së ardhmes do të jenë  nën gjelbërim, e mallrat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.