Ballina / KRYESORE / Amnesty International : Në Shqipëri po trafikohen gra e fëmijë
amnesty international

Amnesty International : Në Shqipëri po trafikohen gra e fëmijë

Mos ndëshkimi për vrasjet dhe zhdukjet e të shkuarës vazhdon në Shqipëri.

Masat për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, janë implementuar me mangësi. Gratë dhe fëmijët trafikohen për prostitucion dhe punë të detyruar.

Rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE është vështirësuar nga progresi i ngadaltë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky është përshkrimi për Shqipërinë në raportin më të fundit të Amnesty International për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, 2017/2018.

Amnesty ndalet tek kriza politike që i parapriu zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe protestat e partisë demokratike të opozitës. Vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan për disa incidente të presionit mbi votuesit dhe blerje të mundshme votash. Për sa i përket sistemit të drejtësisë, masat për të garantuar pavarësi gjyqësore janë implementuar pjesërisht, thuhet në raport.

Në qershor, u dërgua në Gjykatën Kushtetuese Ligji i Vettingut që synon të garantojë pavarësinë e gjykatësve dhe prokurorëve nga krimi i organizuar. Në një rast të paraqitur në gjykatën evropiane të të drejtave të njeriut, qeveria ra dakord të rihapë hetimin për rastin e katër protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit 2011. Një pagesë prej mbi 100 mijë eurosh si formë kompensimi është ndarë mes të afërmve të dy viktimave.

Sulmet fizike mbi gazetarët investigues përmenden po ashtu në raport si edhe paditë për shpifje ndaj dy gazetave të ngritura nga gjykatësi Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, që sipas komunitetit të gazetarëve synonin të frikësonin gazetarët investigativë dhe inkurajonin vetëcensurën.

Më tej raporti ndalet tek të drejtat e komunitetit LGBT ku denoncon diskriminimin në punësim, tek të drejtat e emigrantëve, ato kulturore, ekonomike e sociale si edhe tek dhuna ndaj grave, ku specifikisht përmend rastin e gjykatëses së vrarë Fildeze Hafizi.

Provo po ashtu

A po shtyhet sërish BREXIT-i

Ligjvënësit britanikë kanë votuar një amandament të shtunën që mund të shtyjë procesin e daljes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.