Ballina / BOTA / Amerika sot voton: Clinton ose Trump

Amerika sot voton: Clinton ose Trump

Në një garë shumë të ngushtë zgjedhore, votuesit në SHBA sot do të vendosin se kush do të jetë Presidenti i tyre i ardhshëm. Ata duhet të ndajnë mendjen se kush do të udhëheqë me vendin, kandidatja e Partisë Demokratike, Hillary Clinton apo kandidati i Partisë Republikane Donald Trump.

Vëzhguesit e zgjedhjeve njoftojnë se ka pasur një numë rekord të votimeve të hershme, me një pjesëmarrje të madhe të pazakontë të votuesve hispanikë, që duket se i kanë dhënë përparësi Clintonit.

Agjencia AP njoftoi se të paktën 43.2 milionë njerëz tashmë kanë votuar më 7 nëntor dhe pritet që numri i votuesve të hershëm – pasi të jetë përmbyllur – të arrijë deri në mbi 50 milionë në këto zgjedhje.

Kjo do të thotë se afro 40 për qind e votuesve amerikanë kanë votuar deri tani përpara fillimit të ditës së zgjedhjeve më 8 nëntor, shkruan AP. Nivele rekorde të votuesve të hershëm janë njoftuar nga 23 shtete, përfshirë edhe distriktin e Columbia.

Si zgjidhet Presidenti – Vota dhe Kolegji Zgjedhor

Miliona amerikanë që do të votojnë në zgjedhje do të tregojnë emrin e kandidatit që ata e mbështesin. Por, në fakt, rezultati do të përcaktohet nga një kompozicion prej 538 anëtarësh të Kolegjit Zgjedhor që formalisht do të zgjedhin presidentin e ri.

Votën elektorale e kanë zbuluar me 1787 autorët e Kushtetutës së SHBA-së si një kompromis ndërmjet atyre që donin votim të drejtpërdrejt të popullit dhe atyre që dëshironin që Kongresi ta zgjedh Presidentin.

Një prej synimeve ishte që të mbrohen të drejtat e shteteve të më të vogla dhe të parandalohej dominimi i atyre me popullatë më të madhe mbi ato me më të vogël.

Prandaj sot, secila prej 50 shteteve amerikane ka numrin e njëjtë të votave elektorale, siç kanë edhe numër të njëjtë të anëtarëve të Kongresit.

California, shteti më i populluar amerikan, ka 2 senatorë dhe 53 përfaqësues, kështu që merr 55 vota elektorale.

Shtetet më të vogla kanë tre zgjedhës: dy për senatorë amerikanë dhe nga një për përfaqësues.

Uashington DC është një distrikt i veçantë federal, dhe jo shtet, prandaj edhe nuk ka asnjë senator e as edhe përfaqësues në Kongresin e SHBA-së. Por, sipas amendamentit 23 të Kushtetutës së SHBA-së, Distriktit Columbia i janë ndarë tri vota elektorale në mekanizmin zgjedhor.

Për t’u zgjedhur President, kandidatit i nevojitet mbështetja e një shumice të thjeshtë të votave elektorale. Aktualisht, për sigurimin e fitores nevojiten më së paku 270 vota elektorale.

Nëse votimi elektoral është i ngushtë, Dhoma e Përfaqësuesve është e autorizuar që ta zgjedh presidentin. Të vetmen herë kur Dhoma e Përfaqësuesve e mbivotoi votimin elektoral ishte më 1800, kur numri i votave elektorale të Thomas Jeffersonit ishte i njëjtë me ato të Aaron Burr. Dhoma e Përfaqësuesve zgjodhi Jeffersonin për president.

Faktori Kolegji Zgjedhor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk zgjidhet nga vota popullore, por nga votat e asaj që njihet si Kolegj Zgjedhor, i cili përbëhet nga 538 “zgjedhës” individual presidencial. Për të fituar në zgjedhje, kandidati duhet t’i ketë së paku 270 vota të këtij kolegji.

Secili shtet e ka të fiksuar numrin e anëtarëve të Këshillit Zgjedhor dhe është i barabartë me numrin e anëtarëve të zgjedhur të shtetit në Kongres. Ky numër është i bazuar në madhësinë e popullatës. Në Kaliforninë e banuar në mënyrë të dendur, për shembull 55 legjislatorë e përfaqësojnë shtetin në Kongres. Pra, Kalifornia i ka, po ashtu, 55 vetë në Kolegjin Zgjedhor.

Nga ana tjetër, Alaska, me popullatë të vogël, i ka vetëm tre legjislatorë në Kongres dhe rrjedhimisht tre anëtarë në Kolegjin Zgjedhor.

Por, ka ndodhur që Kolegji Zgjedhor të jetë kundërthënës, pasi mund ta zgjedhë kandidatin, që e ka humbur votën popullore.

Kjo ka ndodhur në vitin 2000 kur kandidati demokrat, Al Gore, ka fituar më shumë vota, por në Kolegjin Zgjedhor nuk e fitoi shumicën.

Atë vit, president u shpall, George W. Bush, me 271 vota të Kolegjit Zgjedhor, derisa Gore i kishte vetëm 266. Kjo kundërthënie ka ndodhur edhe dy herë në shekullin e XIX.

Në vitin 1876, kur kandidati republikan Rutherford B. Hayes u zgjodh president, demokrati Samuel Tilden u bë i vetmi kandidat presidencial amerikan që ka marrë më shumë se 50 për qind të votave të trupit zgjedhor, por humbi për shkak të votave elektorale.

Provo po ashtu

Shpend Ahmeti thotë se qeveria PAN 2 do të ishte gjëja më e keqe për Kosovën

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, thotë se gjëja me e keqe për Kosovën do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.