Ballina / BOTA / Amerika përkujton 11 shtatorin
Amerika përkujton 11 shtatorin

Amerika përkujton 11 shtatorin

Donald Trump, për herë të parë si president kryesoi sot ceremonitë përkujtimore në 16 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2001.

Presidenti Trump e shënoi 16 vjetorin e aktit në të rëndë terrorist në tokën amerikane me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, me një minutë heshtje në orën 8:40, kohën kur avioni i parë i rëmbyer nga terroristët e al-Kaidës u përplas në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Nju Jork. Avioni i dytë goditi kullën e dytë 23 minuta më pas dhe ndërtesa gjigante u shembën mes flakëve dhe tymit pak më vonë.

Presidenti Trump mori pjesë gjithashtu në një ceremoni përkujtimore në Pentagon, ndërtesa e Departamentit të Mbrojtjes që u godit dhe u dëmtua rëndë nga një avion tjetër i rrëmbyer në 11 shtator. Sot herët në mëngjes, një flamur amerikan u shpalos në anë të ndërtesës.

Nënpresidenti Mike Pence shkoi sot në Shanksville të Pensilvanisë, ku një tjetër avion i rrëmbyer u përplas në një fushë. Besohet se pasagjerët u përpoqën të rimerrnin kontrollin e avionit kur e kuptuan se rrëmbyesit e tij të armatosur me thika kërkonin ta drejtonin avionin drejt Uashingtonit për një tjetër sulm, duke synuar Kapitolin ose Shtëpinë e Bardhë. Besohet gjithashtu se rrëmbyesit e rrëzuan aeroplanin në vend që të dorëzoheshin.

Të gjithë pasagjerët në bordin e katër avionëve të rrëmbyer humbën jetën më 11 shtator, 2001. Përfshi viktimat massive në Nju Jork dhe humbjet e jetëve në Pentagon, sulmet e 11 shtatorit vranë gati 3,000 njerëz.

Militanti islamik i quajtur nga hetuesit amerikan si “arkitekti kryesor” i sulmeve të vitit 2001, “Khalid Sheikh Mohammed”, u kap në Pakistan në fillim të vitit 2003 dhe mbahet në burgun ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë.

Sulmet ishin miratuar paraprakisht nga udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden, i cili u qëllua për vdekje nga komandot amerikane në maj të vitit 2011, gjatë një bastisjeje në një kompleks të rrethuar me mur në Pakistan, ku ai fshihej.

Check Also

trump-e-putin_infoglobi

Trump e Putin flasin në telefon

Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Donald Trump ka folur në telefon me Presidentin rus …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *