Ballina / KURIOZITETE / Amerika do t’i kthejë Vatikanit letrën e Kolombit
letra e kolombos

Amerika do t’i kthejë Vatikanit letrën e Kolombit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë bërë të ditur se do t’i kthejnë Vatikanit kopjen e letrës së shkruar në shekullin e 15-të nga Kristofor Kolombi, në të cilën zbuluesi rrëfen për familjen mbretërore të Spanjës, zbulimin e Amerikës.

Letra e Kolombit e shkruar më 1493 do t’i kthehet Librarisë ës Vatikanit, e cila u përshkrua si “shtëpia e duhur për letrën”. Libraria e Vatikanit pranoi një kopje në vitin 1921, mirëpo në vitin 2011, një ekspert zbuloi se letra ishte falsifikuar dhe ishte përdorur si zeëvendësim gjatë vjedhjes.

Kopja e vjedhur ishte gjetur n qytetin amerikan, Atlanta, ku ishte arritur pasi një amerikan e kishte blerë atë nga një tregtar, në vitin 2004, pa vetëdijen se ajo ishte vjedhur.

Kjo do të jetë letra e tretë e shkruar nga Kolombi që është vjedhur dhe kthyer, një u kthye në Florence dhe një tjetër në Barcelonë.

letra e kolombit

@Fluidi

Provo po ashtu

ajsbergu antarktida

Antarktik: Shkëputet ajsbergu gjigant, parashihen rreziqe

Një akullnajë trilion-tonësh, që është pesë herë më i madh se Londra, ka filluar të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.