Ballina / BOTA / Ambulancat e para kanë marrë civilët e lënduar nga Aleppo (Video)

Ambulancat e para kanë marrë civilët e lënduar nga Aleppo (Video)

 

Të plagosurit  e parë janë evakuarë me autobusë dhe ambulanca nga Aleppo për në Idlib. Rusia siguroi kombet e bashkuara në Gjenevë se procesi do të sigurojë shpejtë paqen në vend.

 

Ministri i mbrojtjës së Rusisës tha se ka ende civilë në Aleppo dhe se edhe ata do të evakuohen sa më shpejtë nga një koridor duke përdorur 20 autobusë dhe 10 ambulanca.

Qeveria Siriane ka garantuar  siguri për të gjithë  qytetarët të cilët duan ta lënë qytetin.

Presidenti Rus Vladimir Putin ka thënë se qendra për armëpushim  e Rusisë është duke monituruar gjendjen e evakuimit dhe ata thonë se do të ndihmojnë edhe familjarët e rebelëve  nga  lindja e Aleppos në bashkëpunim me zyrat e autoriteteve Siriane.

 

Zëdhënësi ICRC ka thënë se personat qysh herët në mëngjes janë stacionuar për tek autobusët.

Njerëzit janë duke hypur në autobusat në teren. Operacioni është duke shkuar si është planifikuar.  Çdo gjë është në rregull, njerëzit janë duke u mbledhur tha Ingy Sedky. Ne  pritëm që ky opreracion do të marrë pak kohë sepse  do të ketë shumë rotacione. Rusia do të përdorë drona për të monitoruar evakuimin e qytetarëve.

Televizioni Publik i Sirisë raportoj se afro 4 mijë rebel së bashku me familjet e tyre do të transportohen jashtë qytetit. Zëdhënësi i kombeve të bashkuara Jan Egeland tha se UN është duke monituruar gjithashtu evakuimin dhe janë të gatshëm të shoqërojnë të evakuarit deri në Idlib dhe në rrugën për Turqi.

Syrien Krieg - Kämpfe in Aleppo, Ost-Aleppo (Reuters/TV)

 

Por ai theksoi: “Ne nuk jemi në gjendje të ofrojnë mbrojtje humanitare”, si zyrtarët e OKB-së nuk ishim në gjendje të lëvizim të lirshëm.

Syrien Krieg - Evakuierungen in Aleppo (Reuters/A. Ismail)

Provo po ashtu

SHBA-ja ka të dhëna: Irani sulmoi rafineritë saudite

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar pamje satelitore dhe kanë cituar zyrtarë të inteligjencës për të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.