greta thunberg, okb, enviroment, climate change, suedia

Ambijentalistja Greta Thunberg

Fjalimi i saj mes lotëve dhe trishtimit në samitin e OKB-së

Aktivistja më e re për mjedisin dhe që ngre zërin ndaj ndryshimeve klimatike, në një fjalim të përcjellë me lotë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u është drejtuar liderëve botërorë. Suedezja e famshme liderëve u ka  thënë se sot do të duhej të ishte në shkollë në anën tjetër të oqeanit dhe jo duke adresuar krizën nëpër të cilën po kalon bota.

Në këtë fjalim ajo ka vazhduar me kritika ndaj liderëve të botës, duke u thënë se me fjalë boshe i kanë vjedhur të ardhmen, pasi ata shqetësohen vetëm për rritje ekonomike dhe për para.

“Ju më keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe. Njerëzit po vuajnë, njerëzit po vdesin. I gjithë ekosistemi po shkatërrohet në mënyrë masive”, ka vazhduar fjalimin e emocionuar Thunberg, shkruan BBC.

Në këtë Samit të Ndryshimeve Klimatike që po mbahet në Kombet e Bashkuara, është duke marrë pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

 

https://www.youtube.com/watch?v=TMrtLsQbaok

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.