Ballina / EKOLOGJI / Ambijentalistët protestojnë
amazona, brazili

Ambijentalistët protestojnë

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka inkurajuar shpyllëzimin e tokës përmes politikave të tij për bujqit

Ministri brazilian i Ambientit, Ricardo Salles, është kritikuar gjatë një takimi për ndryshime klimatike, pasi të dhënat janë duke treguar shifra rekorde të zjarreve në zonën e Amazonës, shkruan rel.

Të dhënat satelitore, të publikuara nga Instituti Kombëtar për kërkime Hapësinore, kanë treguar rritje të shifrave të zjarrit për 84 për qind këtë vit, krahasuar me një vit më parë.

Disa pjesëtarë të takimit janë dëgjuar duke bërtitur “rajoni i Amazonës është duke u djegur”, teksa Salles ka arritur në sallë.

Mbrojtësit e ambientit kanë fajësuar Qeverinë e Brazilit për këtë situatë.

Ata kanë thënë se presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka inkurajuar shpyllëzimin e tokës përmes politikave të tij për bujqit.

Rajoni i Amazonës është një nga zonat kryesore në botë që ndihmon në uljen e ngrohjes globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.