Ambasadori Vilan : Izraeli njohu Kosovën më 4 shtator

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, deklaroi sot se “Izraeli njohu Kosovën më 4 shtator dhe se nuk është më çështje”.

“Nuk ka asnjë pikëpyetje nëse Izraeli do ta njohë apo jo Kosovën sepse Izraeli e njohu Kosovën në 4 shtator dhe tani ne duhet të shohim se të mos lejojmë që kjo të ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Izrael”, tha Vilan për TV N1.

Ai deklaroi se “Izraeli nuk nënshkroi asgjë në Uashington dhe se nuk ishte pjesë e atij samiti.

“Është nënshkruar një marrëveshje midis Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Shteteve të Bashkuara. Kryeministri ynë (Benjamin Netanjahu) e mirëpriti njohjen e ndërsjellë të Izraelit dhe Kosovës”, tha ambasadori kur u pyet për të komentuar nëse njohja e Kosovës nga Izraeli do të ndikojë në marrëdhëniet midis Jeruzalemit dhe Beogradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.