Ballina / KOSOVA / Ambasadori Kyle Scott: Marrëveshja është në duar të Beogradit dhe Prishtinës
kyle-scott

Ambasadori Kyle Scott: Marrëveshja është në duar të Beogradit dhe Prishtinës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott ka folur për kushtet e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare për çështjen e Kosovës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott beson se zgjidhja e problemit të Kosovës duhet të vijë mes negociatave të drejtpërdrejta të Beogradit dhe Prishtinës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe askush tjetër, nuk duhet të diktojnë se si do të duhet të dukej ajo zgjidhje”, u shpreh Scott gjatë një interviste me të përditshmen serbe “Blic”, duke u përgjigjur në pyetjen nëse zgjidhja qëndron te korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Lajmi.net.

Sipas tij, është me rëndësi që Serbia dhe Kosova të kthehen në dialog dhe për këtë arsye SHBA “ka dërguar porosi të qartë te Qeveria e Kosovës ta tërheq vendimin për taksë ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës e Hercegovinës”, shtoi ai.

“Atë porosi qartë ua kemi dërguar partnerëve tanë në Kosovë. Po ashtu, mendojmë se për rikthim në dialog është e rëndësishme që Serbia të luajë rolin e saj në mënyrë që procesi të shkojë përpara, të implementohen marrëveshjet e arritura më herët dhe të konsiderohen kompromiset për të ardhmen”, u shpreh Scott, transmeton Lajmi.net.

I pyetur nëse SHBA do të ndërmarrë hapa të tjerë ndaj Kosovës, ai u përgjigj se: “Nuk është në rregull të spekulohet për veprimet potenciale”, por shtoi se: “SHBA do t’i vazhdojë përpjekjet që ta nxisë Qeverinë e Kosovës t’i tërheq vendimet që paraqesin pengesë për rikthim në tavolinën e negociatave”.

“Edhe po, ekzistojnë opsione të tjera që mund të përfshihen por mendoj se është shumë më e rëndësishme të fokusohemi në anën pozitive, siç janë tejkalimi i pengesave, rikthimi në tavolinën e negociatave, përqendrimi në dialog dhe arritja e marrëveshjeve të pranueshme nga të gjitha palët nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, që do të krijojë kushtet për normalizimin e raporteve. Ky është synimi ynë. Në këtë mënyrë do të forcohet stabiliteti në Ballkan, e kjo është në interes të Serbisë, Kosovës si dhe SHBA-së”, tha Scott, përcjell Lajmi.net.

Duke folur për vizitën e mundshme të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Serbi, Scott tha se nuk mund ta parashikojë, por do të kishte pasur dëshirë të ndodhte.

“Besoj se Trump do të kishte pritje të ngrohtë në Serbi”, u shpreh ai. Koha është gjëja më e rëndësishme në botë për presidentin e SHBA-së. Mendoj se Serbia duhet të fokusohet në përmirësimin e raporteve me SHBA-të, por edhe në raporte më të mira rajonale. Presidenti Trump në letrën e tij për Vuçiqin ka përmendur se me kënaqësi do ta priste atë dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në mënyrë që të gjithë së bashku të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës”, theksoi Scott.

@Fluidi

Provo po ashtu

telekomi kosova

Familjarizmi dhe emërimet politike po e shkatërrojnë Telekomin

Telekomi i Kosovës është shndërruar në çerdhe të familjarëve dhe përkrahësve të partive politike në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.