Ambasadori Kosnett vihet në lëvizje. 45 minuta në takim me krerët e LDK-së

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka përfunduar takimin me krerët e LDK-së.

Ai pas takimit rreth 45 minutësh nuk foli për media, por thuhet të ketë diskutuar mbi përpjekjet e formim të koalicionit bashkëqeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e ShBA-vë në Kosovë, Philip Kosnett.

Mësohet se Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rrjedhën e bisedimeve të deritashme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Kosnett ftoi udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve.

Para vizitës së Kosnettit në zyrat e LDK ishte edhe  ish shefi i misionit të OSBE, William Walker, i cili po qëndron në Kosovë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!