Ambasadori Kosnett kërkon më shumë transparencë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka kërkuar më shumë transparencë nga ministritë dhe komunat e Kosovës. Ai sygjeron që të publikohen procedurat për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett është mjaft i interesuar  për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë.

Ai në postimin e tij në Twitter është shprehur se sfidon komunat dhe ministritë t’i publikojnë procedurat e tyre për rastet e tilla.

“Kohët e fundit kemi publikuar linjën tonë për raportimin e supozuar të parregullsive në punësimin dhe prokurimin e Ambasadës. Ne sfidojmë ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat e tyre për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!